Arrestohet 38-vjeçari për grabitje në Skenderaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar N. B., 38-vjeçar, pasi që i njëjti i maskuar dhe i armatosur kishte hyrë në një shtëpi ku kishte marrë një çantë me para dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:00, në një fshat të Skenderajt, raporton Zeri.info.

“I dyshuari ishte vërejtur nga familjarët e shtëpisë të cilët ishin ballafaquar me të dyshuarin dhe kishin arritur ta ndalonin derisa kishin arritur njësitë policore. N. B., 38-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar nga ana e policisë. Atij i është sekuestruar një armë tytë e shkurtër e llojit pistoletë me municion, të cilat do të procedohen në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me rastin është njoftuar prokurori kujdestar ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ,”Grabitje” ndërsa hetimet do të vazhdojnë. / Zëri