KFOR-i dhe FSK-ja çminojnë një granatë dore në Suharekë
Njësia e çminimit e KFOR-it së bashku me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë asgjësimin e një granate dorë që është gjetur në Samadraxhë të Suharekës.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 28.12.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Samadraxhë në Suharekë, raporton Zeri.info.
“Lidhur me rastin, njësia për çminim e KFOR-it dhe FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë asgjësimin e granatës së dorës. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri