Vela “demaskon” Vuçiqin për arsyet e vërteta të refuzimit të pjesëmarrjes në Samitin e Tiranës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përdorur si pretekst emërimin e Nenad Rashiqit në krye të Ministrisë për Komunitete, për të mos shkuar në samitin BE-Ballkan Perëndimorë që do të mbahet me 6 dhjetor në Tiranë.
Kështu së paku pretendon këshilltari i Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.
“Histeria e Vuçiqit është një përpjekje e dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për refuzimin e pjesëmarrjes në samitin BE-Ballkan Perëndimorë në Tiranë”, ka shkruar Vela në Twitter.
Sipas Velës janë dy arsye për këtë tentim fshehje:
"Shpërqëndrimi i vëmendjes pas emërimit të një lugati rus, në krye të shërbimit sekret serb dhe dyta është pasi që Deklarata e samitit kërkon nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, që t’i bashkohen BE-së në sanksionet ndaj Rusisë”, ka shkruar Vela.
ë Vuëië’s hysteria is a failed attempt to hide true reasons for refusing to attend EU-WB summit in Tirana:
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 1, 2022
ëDistract the attention from the appointment of Vulin, a ë lackey, as head of secrete service
ëSummit declaration asks WB6, incl. SRB, to align with ë sanctions on ë pic.twitter.com/5CtibqxCRY