Pas e emërimit të Rashiqit ministër, Vuçiq bojkoton samitin e BE-së në Tiranë

Pas e emërimit të Rashiqit ministër, Vuçiq bojkoton samitin e BE-së në Tiranë

Aktuale December 01, 2022 - 21:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar duke bojkotuar samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, pas emërimit Nenad Rashiqi , Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa Vuçiq e ka quajajtur Rada Trajkoviq-in, si “llum serb nga fundi i vaskës” pasi ajo është emëruar këshilltare e Rashiqit, ndërsa Kurtit iu dha epiteti “llum terrorist”.

“Zgjedhja e Rashiqit, një njeriu që fitoi më pak se një për qind, si dhe i Rade Trajkoviqit, i cili ishte në listën e tij, tregon se ata duan persekutimin, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve në Kosovë. Dhe tani kam disa gjëra për të thënë, para fjalimit zyrtar dhe takimit me Varheljin, nëse bëhet fjalë për këtë”, ka deklaruar Vuçiq për mediumin Pink.

Më tej, a i ka shtuar se “nuk ka më keq” se Rashiq dhe Trajkoviq dhe se ata nuk kanë besimin e serbëve në Kosovë, “por besimin e agjencive perëndimore dhe të terrorist Kurtit”.

Sipas të parit të Serbisë reagimi i Bashkimit Evropian ishte i turpshëm për emërimin e Rashiqit.

I menjëhershëm ka qenë bojkotimi i Vuçiq ku ka thënë se “askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë më 6 dhjetor dhe ejani mirë, merrni dita, udhëtoni si të doni, të gjithë nga Evropa, të gjithë nga Ballkani Perëndimor, bëni shënime se si Serbia është fajtore për diçka”, transmeton Demokracia.com.

Vuçiq ka përfunduar duke iu ka drejtuar Kurtit që të këtë “kujdes të mos lëndojë asnjë serb, bashkë me kuislingët që ka zgjedhur”, sepse serbët bashkë me shtetin e Serbisë “do të dinë të përgjigjen”.