Çfarë është katarsisi?

Fjala “katarsis” për herë të parë u përdor në Greqinë e lashtë dhe vjen nga fjala greke “katarsis” që do të thotë çlirim nga emocionet, pastrim ose rimëkëmbje.

Së pari u përdor në filozofi nga Aristoteli, që iu referua procesit të çlirimit nga emocionet negative përmes frikës e mëshirës, tipare që i gjejmë në tragjedinë antike, shkruan Zeri.info.

Por, kjo fjalë u përdor edhe nga psikologu i njohur Sigmund Freud, autor i psikoanalizës.

Në psikologji kjo fjalë tregonte një procedurë përmes së cilës një njeri mund të riprodhonte imazhet shqetësuese që i shkaktuan atë problem psikik dhe mund të lirohej nga ajo që e mundonte.

Në mjekësi termi “katarsis” ka të bëjë me një operacion të thellë për ta pastruar një fjalë, pra mund të themi “Ai person bëri katarsis”.

Termi katarsis ka edhe kuptime të tjera, vetëm 1500 interpretime në filozofi. /Zëri