“Siparantum” përfaqëson Kosovën në Festivalin e Koreve në Portugali
Kori “Siparantum” (Siparantum Choir) nga Peja do të përfaqësojë Kosovën në festivalin ndërkombëtar të koreve “Lisbon Sings” të Portugalisë.
Ky festival, i cili nis sot dhe do të zgjasë deri më 14 nëntor, është pjesë e “World’s best Choirs Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”, ku tashmë “Siparantum Choir” është pjesë.
Pjesë e këtij edicioni të “Lisbon Sings” do të jenë 22 kore nga 17 shtete të botës.
Kori kosovar do të garojë në dy kategori të “Lisbon Sings”, në: “Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I” (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe “Competition in Category S – Sacred Choral Music a Cappella”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përveç këtyre dy aktiviteteve, kori “Siparantum” do të jetë pjesë e koncertit “Friendship Concert”, që do të mbahet në sallën “Universidade de Lisboa – Aula Magna”.