Tahiri: Të bashkohen Qeveria dhe i tërë spektri politik për të mos lejuar destabilizim situate

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka komentuar situatën aktuale në Kosovë pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet kosovare.

Edita Tahiri, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se jo vetëm sot, por Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të një skenari dhe preteksti për ndarjen e veriut nga Kosova, shkruan “Zeri.info”.

Sipas saj, prapa këtij veprimi të serbëve qëndrojnë Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

Duke e parë që serbët kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet publike, Tahiri u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, por edhe partive politike, pozitë dhe opozitë, që të bashkohen për, siç theksoi ajo, të mos lejuar destabilizimin e vendit, i cili është skenar i Vuçiqit.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Serbia gjithenje ka qene ne kerkim te pretekstit per skenare te ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe ne dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore per shtate vite nuk e lejova asnjehere, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te 'molla e kuqe'. Keto tensione qe po zhvillohen kane per prapavije 'veriun'. Nuk eshte e rastesishme qe Vucic sot i beri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s te nderhyje ne veri per ta qetesuar situaten. Prandaj, Qeveria e Kosoves por edhe gjithe spektri politik, pozite dhe opozite, duhet te jene ne nivelin e pergjegjesise shteterore dhe kombetare per te mos lejuar skenare qe mund te destabilizojne situaten dhe te cojne uje ne mullirin e Vuciqit. /Zeri.info