Pas zhvillimeve në veri, mblidhet edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës pritet të takohet në orën 12:00 sot.
Këtë e konfirmuar zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor, Aishe Qorraj.
“Po, do të mbahet mbledhja që lidhet me largimin e zyrtarëve serbë, por që do të jetë e mbyllur për media”, konfirmoi shkurt Qorraj për Insajderin.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se dhjetë deputetë të Listës Serbe sot dorëzuan dorëheqjet e parevokueshme.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim.
Largim i tyre ndodhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Të dielën qytetarët serbë të veriut të Kosovës kanë protestuar, pasi kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës.