Reagon OSBE-ja: Situata në veri, shqetësuese

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka reaguar ndaj situatës së krijuar në veri të Kosovës, teksa ka thënë se është i shqetësuar.

Në reagimin e tij ka thënë se integrimi i Policisë së Kosovës dhe gjyqësorit kanë qenë të rëndësishme për ta ruajtur stabilitetin dhe mbrojtur interesat e kounimeteve joshumicë, raporton Zeri.info.

Davenporti u ka bërë thirrje palëve që të mos lejojnë mosmarrëveshjet të shkatërrojnë atë se çka është arritur në vitet e fundit.

“Dhe unë bëj thirrje për angazhim politik proaktiv nga Prishtina dhe Beogradi me synimin për të arritur përparim drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve të tyre”, u shpreh ai.

Në reagim është theksuar se misioni i OSBE-së vazhdonë ta mbështesë Kosovën për integrimin e policisë e gjyqësorit në stabilitetin e marrëdhënieve. /Zëri