Musliu i reagon Kurtit: Serbia s’është kundër teje, por kundër shtetësisë së Kosovës

Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, kryeministri i Kosovës u bëri thirrje qytetarëve serb që të mos bien pre e propagandave që sipas tij janë të organizuara nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Në reagimin e tij ndër të tjera Kurti ka thënë se “Unë nuk jam kundër jush, por Beogradi është kundër meje”, ndaj kësaj fjalie ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila e ka quajtur si të çuditshme këtë fjali.

Ajo ka thënë se Serbia nuk është kundër Kurtit, por kundër shtetit të Kosovës.

“Albin, qëndrimi i Beogradit nuk është qëndrim kundër një personi dhe në politikë nuk ka „ juve“ në njërën anë dhe „meje“ në anën tjetër.

Albin, Beogradi nuk është kundër teje, por kundër shtetësisë së Kosovës dhe për këtë nuk kursen sakrifikimin e nje grusht serbëve në veri të vendit tone”, shkroi Musliu.

Deputetja Musliu ndër të tjera ka akuzuar Kurtit, duke thënë se ai nuk mund ta sakrifikojë egon e tij për shtetin e Kosovës.

“Kurse ti Albin, për Kosovën shtet nuk je në gjendje të sakrifikosh as egon tënde të sëmurë”, shkroi ajo. /Zëri