Bajqinovci: LVV-ja dallon nga opozita që zmbrapseshin kur Kosova kishte të drejtë

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajçinovci ka reaguar pas situatës së krijuar nga largimi i serbëve nga institucionet e vendit.

Ai ka thënë se sa i përket çështjes së veriut të Mitrovicës, LVV-ja dallon nga partitë opozitare, raporton Zeri.info.

Sipas tij partitë opozitare sikur tani edhe kur ishin në Qeveri zmbrapseshin kur Kosova kishte të drejtë.

“Albin Kurti dhe Vetëvendosja po dëshmojnë që përveç në qeverisje dallojnë shumë me klasën politike edhe në opozitëbërje. E opozita sot si në qeveri dje: e gatshme me u zmbraps edhe në situata kur Kosova ka të drejtë”, shkroi ai. /Zëri