Tre të arrestuar në Pejë, ngarkohen për kanosje, sulm dhe lëndim të lehtë trupor

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë,me datën 04.10.2022, rreth orës 13:00, është njoftuar se në rrugën “Qamëria” në Pejë ka ndodhur një incident.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, pas informatës Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, ku nga shikimi i video kamerave shihet i dyshuari i parë , i cili e kanos viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), dhe pastaj e sulmon të dyshuarin e dytë , të cilin e grushton, pastaj pason një rrahje në të cilën përfshihet edhe i dyshuari i tretë, raporton Zeri.info.

“Policia në vendngjarje arreston të dyshuarin 2 dhe 3, dhe shoqëron viktimën e këtij rasti, ndërsa i dyshuari i parë ka ikur nga vendi i ngjarjës. I dyshuari i dytë për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu bëhet e ditue se pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Pejë, sot rreth orës 12:00, është arritur të arrestohet i dyshuari i parë .

“Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri