Pa opozitën, Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për energjinë elektrike

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike.

Në Kuvend ishin vetëm 61 deputetë të pozitës, të cilët të gjithë votuan pro këtij vendimi, ndërsa opozita braktisi sallën para votimit të këtij vendimi, transmeton Zeri.info.