Vetaksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se në këtë vetaksident janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se policia po heton shkaqet e aksidentit, raporton Zeri.info.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtët janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti. /Zëri