Rrugët ilegale për grupet kriminale janë bllokuar, thotë Sveçla
Ministri Sveçla foli edhe për bllokimin e rrugëve ilegale në veri të vendit.
Ne po punojmë shumë që këto rrugë të ndërpriten dhe rastet të parandalohen dhe Policia e Kosovës është e gatshme të kryej punën e saj në gjithë Republikën e Kosovës.
“Njëmbëdhjetë rrugë ilegale janë bllokuar nga shfrytëzimi i grupeve kriminale, nuk ka më depërtim me maune”, deklaroi ministri Sveçla.
Më tej ai njoftoi se në veri janë njësitet elitare të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq për policët e komuniteti serb të cilët ishin në mbledhje të partive politike atje, ministri Sveçla deklaroi se kjo është punë e Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, ku shfaqi besimin se do të shqiptojnë masën e suspendimit të tyre nga detyrat e tyre. /RTK