Gjenden në shpellë mbetjet fosile të një gruaje të lashtë, janë mbi 1 milion vjet të vjetra
Mbetjet fosile që u përkasin disa prej paraardhësve më të vjetër të njerëzimit janë shumë më të vjetra nga sa kishin menduar fillimisht shkencëtarët, sipas një studimi të ri, shkruan BBC.
Fosilet i përkisnin nje gruaje, të cilat u varrosën në shpellat e Afrikës së Jugut të njohura si Djepi i Njerëzimit. Sipas shkencëtarëve, mbetjet datojnë midis 3.4 dhe 3.7 milion vjet më parë.
Ky afat i ri kohor mund të riformësojë vlerësimet për evolucionin njerëzor. Për vite me radhë shkencëtarët besonin se speciet Australopithecus africanus, fosilet e të cilit u zbuluan në shpellat Sterkfontein pranë Johanesburgut, kishin qenë më pak se 2.6 milionë vjet të vjetra.
Sipas Muzeut Smithsonian, speciet – të cilat ecnin me dy këmbë ishin shumë më të shkurtra se njerëzit e sotëm. Meshkujt ishin mesatarisht 138cm dhe femrat ishin mesatarisht 115cm, shkruan abcnews.al.
Por teknikat e reja sugjerojnë se zonja Ples, kafka e të cilës është zbuluar në 1947 dhe të tjerët që janë zbuluar janë në fakt një milion vite më të vjetra nga sa mendohej. Si rezultat, speciet ekzistonin në Tokë në të njëjtën kohë me majmunin e njohur si Lucy, mbetjet 3.2 milionë-vjeçare të të cilit i përkisnin Australopithecus afarensis të Afrikës.
Kjo do të thotë se të dy speciet mund të kenë ndërvepruar me njeri-tjetrin, sipas shkencëtarëve, duke e komplikuar vlerësimet se nga kanë ardhur njerëzit dhe duke sugjeruar se mund të mos ketë qenë një linjë kaq e thjeshtë evolucionare.
Pra epema jonë familjare është “më shumë si një shkurre”, tha shkencëtari francez Laurent Bruxelles i cili ishte pjesë e studimit. /abcnews