Fjona Hashani dhe Era Latifi shpërblehen në festivalin “Viva la musica” në Spanjë

Fjona Hashani dhe Era Latifi janë shpërblyer në festivalin "Viva la musica" në Spanjë.

Dyshja ndjekin shkollimin për solo-këndim në shkollën e muzikës “Amadeus Music School” në Prishtinë në klasën e mësimdhënëses Vita Guhelli.

Festivali "Viva La Musica" në Spanjë është një garë internacionale e muzikës, e cila organizohet nga Organizata Evropiane e Festivaleve Muzikore, thuhet në postimin e kësaj shkolle, raporton Zeri.info.

Është gjithashtu pjesë e ALFA - Alliance of Festival Association, e cila prej vitit 2001 u jep mundësi artistëve të konkurrojnë nga e gjithë bota në nivel internacional.

“Faleminderit mësueses Vita Guhelli për punën me aq përkushtim! Fjona dhe Era, yje në rritje! Urime dhe shumë suksese tjera!”, thuhet në postimin e shkollës.