Ten Hag dëshiron Kanten si nënshkrimin e tij të parë te Man Utd

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag e ka identifikuar N'Golo Kanten si nënshkrimin e tij të parë pas marrjes së drejtimit të skudrës, raporton “Mirror”, përcjell Zeri.info.

Mesfushori ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe mund të jetë i hapur për një ndryshim të klubit pas disa muajsh trazirash në “Stamford Bridge”.

Ndërkohë, kujtojmë se Ten Hag do ta marrë drejtmin e “Djajve të Kuq” pas përfundimit të këtij sezoni. /Zeri.info