“Eurovizion 2023” a do të mbahet në Mariupol të Ukrainës?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi “Kalush Orchestra” për fitoren e tyre në Eurovizion.
“Trimëria jonë po i bën përshtypje botës”, deklaroi Zelensky, vendi i të cilit ndodhet në luftë me Rusinë.
“Muzika jonë po pushton Evropën!” shkroi Zelensky në Facebook të dielën.
Sipas rregullave të Eurovizionit, vitin e ardhshëm Ukraina duhet ta organizojë festivalin e këngës.
Ky shtet që nga pavarësimi në vitin 1991, e fiton për herë të tretë këtë garë.
Në vitin 2004 me Ruslanën, në vitin 2016 me Kamalën dhe tani me Kalush Orchestra.
Presidenti ukrainas shtoi: “Jam i sigurt se nuk do të jetë e fundit që do të fitojmë. Ne do të bëjmë çmos që të presim pjesëmarrësit dhe mysafirët e Eurovizionit në Mariupol”.
Në fakt, Mariupol është qyteti më i dëmtuar nga lufta me Rusinë.
“E lirë, paqësore, e rindërtuar! Faleminderit Orkestrës Kalush për fitoren dhe të gjithëve që na votuan!”, tha ai.
“Jam i sigurt se do ta pushtojmë armikun me një akord triumfues!” shtoi Zelensky.
Në vendin e dytë të në Eurovizionin që këtë vut u mbajt në Torino të Italisë, u radhitën Mbretëria e Bashkuar dhe në vend të tretë Spanja./rtklive