Dy të vdekur në një aksident trafiku në Malishevë

Një aksident tragjik ndodhi sot në fshatin Drenoc të Malishevës.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona.

“Kemi dy të vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit. Detaje të tjera nuk kam për momentin”, ka thënë Lumni Graishta, drejtor i Policisë në rajonin e Gjakovës.

Ai tha se aktualisht njësitet e Stacionit Policor Malishevë, të Trafikut Rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje. /Zëri