Edicioni i Kupës së Kosovës për vitin 2022 zhvillohet në Pejë, premtohet spektakël

Kupa e Kosovës për vitin 2022 do të zhvillohet në Pejë nga data 9 shkurt deri me 13 shkurt.

Lajmin e ka dhënë vet skuadra e Pejës përmes një postimi në Facebook, ku premtohet një super organizim dhe show basketbollistik.

“Ky edicion i Kupës do të organizohet në kujtim dhe nderim të  Agim Lluka si njeri nder themeluesit dhe financuesit e parë të KB Peja, i cili pak kohë më parë ndrrojë jetë.

Premtojmë spektakël, super organizim dhe show basketbollistik në folenw e Shqiponjave”, shkruan KB Peja.