Gjilani konfirmon katër ndeshje miqësore me klube të njohura

Gjilani po vazhdon fazën përgatitore në Turqi, ku ka aranzhuar deri më tani katër ndeshje miqësore.

Kampioni vjeshtor do të luajë ndeshjen e parë më 21 janar ndaj Yverdon-Sport FC.

Pas dy ditësh më 23 janar, kundërshtar I radhës për Gjilanin do të jetë FC Chayka Peschanokopskoye.

Dy ndeshjet e fundit janë kundër dy emrave të njohur si FC Shakhter Karagandy nga Kazakistan me 2 janar dhe Gaziantep më 29 janar.

Gjilani po mbush bateritë që të vazhdojë luftën në Superligë në shkurt.