Katër të lënduar në aksidentin mes veturës së Policisë dhe një autobusi në rrugën për Mitrovicë

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë e Policisë dhe një autobus.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka deklaruar se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.

Ai ka deklaruar se në mesin e të lënduarve janë dy zyrtarë policorë dhe se hetuesit e Njësitit të Trafikut Rajonal po merren me rastin.