Volejboll: Hapet afati kalimtar i janarit
Nga data 15 janar, është hapur afati kalimtar i janarit në volejbollin e Kosovës, njofton FVK, percjell Zeri.info.
Kjo periudhë është mundësi e mirë për angazhim te ndonjë ekip i ri për vollejbollistët/et që nuk kanë qenë të angazhuar/a me ndonjë klub gjatë stinorit vjeshtor.
Afati është i hapur edhe për transferimin e volejbollistëve të huaj në dy gjinitë, përmes sistemit elektronik për transfere, 'VIS'.
Klubet kanë kohë të bëjnë lëvizje deri më datën 31 janar në orën 18:00, kur mbyllet zyrtarisht afati kalimtar, sipas rregullores së kalimit të lojtarë(e)ve. /Zeri.info