FC Prishtina konfirmon edhe largimin e Kristi Vangjelit

Pas Besart Berishës, nga FC Prishtina është larguar edhe Kristi Vangjeli, shkruan Zeri.info.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytetas, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.

Shkëputja e kontratës mes palëve është bërë me marrëveshje të dyanshme.

"Faleminderit Kristi!

FC Prishtina dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli e kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim.

Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit me ç'rast firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, në dhjetë ndeshje në të gjitha garat regjistroi një asistim.

Futbollistit 36-vjeçar FC Prishtina i dëshiron shëndet e suksese" - thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. /Zeri.info