Të shtëna me armë në Bardhosh, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, raporton Zeri.info.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ndërsa dy persona të panjohur kanë plagosur dy të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK.
Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”.

“Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka thënë Borovci. /Zëri