Hetuesit e PZAP-it në QNR, po hetojnë votat me postë të Dragashit
Hetuesit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për t’i hetuar votat me postë për zgjedhjet e balotazhit në Komunën e Dragashit.
Siç mëson Ekonomia Online, hetuesit kanë parë materiale të dyshimta që i kanë hapur rrugë një hetimi më të detajuar.
Dyshimet janë se një numër fletëvotimesh me postë janë printuar nga i njëjti printer. Të gjitha ato i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.
Ekonomia Online ka siguruar fotografi të zarfeve, të cilat sikur shihen janë të shkruara nga e njëjta dorë.