Sot nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Kështu ka bërë të ditur për “Zërin” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Sipas tij, numërimi do të nisë në orën 16:00.

“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat i takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave, që u mbajt më 14 nëntor”, tha Elezi. /Zëri