Kuçi s’e pranon humbjen në Junik, thotë se votat me kusht dhe nga diaspora përcaktojnë fituesin

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, Agron Kuçi, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në këtë komunë.

Kuçi i cili ka dal i dyti në raundin e dytë të zgjedhjeve, ka thënë se kundërkandidati i tij, Ruzhdi Shehu nga LDK-ja, është vetëm 29 vota para tij dhe se duhet pritur edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora për ta përcaktuar fituesin, transmeton Zeri.info.

“Rezultati i publikuar sonte, tregon që kunderkandidati im është 29 vota para nesh. Ne kemi edhe mbi 50 fletëvotime me kusht dhe 598 vota me postë, të cilat do numërohen në ditët në vijim, e të cilat do të jenë përcaktuese për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve!”, ka shkruar Kuçi.

Ai ka bërë thirrje që të pritet deri sa të numërohen edhe vota e fundit. /Zëri

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Junikut!

Bashkëvendas të respektuar!

Me lejoni që fillimisht të ju falenderoj për besimin që keni treguar me vite të të tëra, ndaj Aleances, duke na bërë fitues (zgjedhje lokale dhe nacionale) në më shumë se 9 procese zgjedhore nga viti 2009 e tutje!

Rezultati i publikuar sonte, tregon që kunderkandidati im është 29 vota para nesh.

Ne kemi edhe mbi 50 fletëvotime me kushtë dhe 598 vota me postë, të cilat do numerohen në ditët në vijim, e të cilat do të jenë përcaktuese për rezultatin perfundimtar të zgjedhjeve!

Si do që të jetë rezultatit final, une falenderoj nga zemra gjtha strukturat drejtuese të Aleances për punen dhe angazhimin e jashtëzakonshem, aktivistet e simpatizantët tonë besnik, dhe gjithë qytetarët junikas, per kulturen e lartë dhe maturinë e treguar përballë një fushate të eger e linquese.

Faleminderit që na besuat votën tuaj, duke na konfirmuar edhe kësaj radhe si partia e parë në Junik, përkunder rezultatit në balotazh, të kampit rival, që ishin tri parti në koalicion të përbashkët (LDK, VV dhe PDK) për balle nesh, si parti e vetme!

Do të presim deri sa të numerohen edhe vota e fundit!

Por një gjë ju siguroi, cilido që të jetë rezultati perfundimtarë, do të jemi bashkë gjithmonë, me ju dhe per ju, nga neser, e gjithmonë, ne jeten e përditshme, ne punë, në gezime e hidhërime, dhe në proceset e sfidat e radhës!

Faleminderit nga zemra!

I juaji përgjithmonë!

Agron Kuçi Junik