Simpatizuesit e PDK-së marshojnë në Prizren për festë
Partia Demokratike e Kosovës ka festuar në Prizren, pasi kandidati i tyre, Shaqir Totaj, ka arritur të marrë më shumë vota.
Simpatizuesit e kësaj partie janë parë duke marshuar rrugëve të këtij qyteti.
Shaqir Totaj i PDK-së sipas të dhënave të KQZ-së del të jetë fitues i zgjedhjeve në komunën e dytë më të rëndësishme të Kosovës.
Kur janë numëruar të gjitha votat e rregullta, Totaj ka marrë 51% të votave derisa Haskuka ka 49% të votave./EO