PDK-ja me më së shumti komuna të fituara, e pasuar nga LDK-ja
Sipas ueb-faqes zyrtare të KQZ-së, numërimi në shumicën prej komunave ka përfunduar në tërësi.
Sipas këtyre rezultateve, dhe bazuar edhe në rezultatet e raundit të parë, PDK-ja ka dalë partia me më së shumti komuna të fituara, me 9 gjithsej, nëse nuk e llogarisim Listën Serbe e cila ka fituar të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në territorin e Kosovës ku ka garuar.
E dyta është LDK-ja me shtatë, përfshirë kryeqytetin të cilin e fitoi pas 2 mandatesh në opozitë, ndërsa AAK-ja ka pesë dhe LVV-ja katër.
Nga shtatë qytetet më të mëdha, PDK-ja ka fituar në tri, LDK-ja në dy, ndërsa në nga një kanë fituar VV-ja e AAK-ja.
PDK: Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçanik, Prizren, Drenas, Dragash
LDK: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë-Kosovë
AAK: Deçan, Suharekë, Gjakovë, Klinë, Rahovec
LVV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë
Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Kllokot
Xhafer Gashi: Obiliq
KDTP: Mamushë
Nisma: Malishevë