Vitia i mbetet LDK-së

Kryetari aktual i Vitisë, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Sokol Haliti i LDk-së, ka arritur të sigurojë edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Haliti, në garën e tij me kandidatin e LVV-së, Arsim Ademi, ka arritur të fitojë 51,48% apo 8.684 vota.

Ademi ndërkaq arriti të fitojë 48,52% apo 8.185.

Në këtë komunë, numërimi i votave ka shkuar në 100 për qind, por që ky është rezultat vetëm preliminar i KQZ-së./Zëri