Vushtrrinë e fiton Ferit Idrizi nga PDK-ja

KQZ-ja ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Vushtrrisë.

Sipas rezultateve preliminare, garën në këtë komunë e ka fituar kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi me 53,13%.

Xhafer Tahiri nga LDK-ja, që ka udhëhequr këtë komunë për një mandat, nuk ka arritur ta ruajë atë, pasi ka fituar vetëm 46,87% të votave të qytetarëve vushtrrias. /Zëri