Numërohen mbi 60% të votave në Klinë

Në komunën e Klinës është duke prirë kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj.

Sipas rezultateve nga KQZ-ja, nga numërimi i mbi 60% të vendvotimeve, Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 57.49% të votave, ndërsa Esat Raci i PDK-së ka marrë 42,51%. /Zëri