LDK-ja në Gjilan: Haziri prin me rezultate
LDK-ja në Gjilan ka thënë se kandidati i tyre Lutfi Haziri është duke prirë me vota për ta fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune.
Në një konferencë për media, nga shtabi i Degës së LDK-së në Gjilan thuhet se nuk është shënuar asnjë incident dhe se sipas matjeve që kanë bërë LDK-ja prin në këtë komunë, raporton Zeri.info.
“Rreth 41 mijë qytetarë që kanë ushtruar të drejtën e votës dhe deri tash nuk kemi vërejtur ndonjë incident. Në matjet e para që i kemi në terren, LDK-ja prin, kandidati ynë Lutfi Haziri”, ka thënë Arbër Ismajli. /Zëri