Dehari: Kush nuk voton sot, s'ka të drejtë të ankohet nesër
Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, ka hedhur votën e tij për balotazh.
Dehari ka thënë se kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër.
Ai tha se vota e qytetarëve ka forcën e çelësit magjik, që sipas tij hap dyert e mbarësisë.
“Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër! Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësisë! Me votën që sot hidhni në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni! Ne e hodhëm votën tonë në kuti, hidheni edhe ju!”, ka shkruar Dehari. /Zëri