KQZ: Procesi zgjedhor pa incidente, deri në orën 15:00 kanë votuar 23,55 për qind e qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23,55%, ose 294 mijë e 157 votues, nga gjithsej 1 milion e 260 mijë e 571 sa kanë të drejtë vote.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencë për media tha se procesi është duke shkuar në rregull.
Ai theksoi se deri tash nuk ka pasur incidente.
“KQZ-ja është duke monitoruar procesin zgjedhor dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte procesin zgjedhor. Procesi i votimit po vazhdon në 21 komunat”, tha Radoniqi.
Radoniqi shoti se konferenca e radhës e KQZ-së është në orën 19:30. /Telegrafi