LVV: Policia ndalon aktivistin e LDK-së në Podujevë për blerje votash

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Besianë, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ndaluar aktivistin e LDK-së në Gllamnik të Podujevës për blerje të votave.

Sipas LVV-së, edhe aktivistë të tjerë të LDK-së po e bëjnë të njëjtën gjë.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar aktivistin e LDK-së, Arsim Syla, në Gllamnik të Podujevës, për blerje votash, i cili është intervistuar si i dyshuar. Lëvizja Vetëvendosje ka informacione nga terreni se edhe aktivistë të tjerë të LDK-së po bëjnë të njëjtën gjë”, është bërë e ditur në njoftimin e kësaj dege.

Nga LVV-ja kanë kërkuar nga organet e rendit që t’i ndalojnë këto veprime.

“Prandaj, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë shpejt dhe t’i ndalojnë këto veprime të kundërligjshme, që cenojnë demokracinë rëndë. Tentimet për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve janë veprime kriminale që po kryhen nga një grupim politik”, thuhet më tej në njoftimin e LVV-së. /Zëri