Të moshuarit vijnë nga Gjermania për të votuar në Kosovë
Çifti 80 vjeç, Xhemil dhe Shirine Maliqi, nga komuna e Dragashit, kanë ardhur nga Gjermania për të ushtruar obligimin e tyre qytetar - votimin.
Në një intervistë për ATV-në, ndër të tjera, thanë: “Nuk e dimë sa e kemi ymrin, por kemi ardhë me lanë diçka t’mirë për vendin”.
Çifti nga Dragashi janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë veçanërisht për zgjedhje.