Shefi i Zyrës së BE-së u bën thirrje kosovarëve që të dalin e të votojnë
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar vendvotimin në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Përmes një postimi në Twitter, Szunyogu u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.
“Sapo vizitova qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Unë u bëj thirrje njerëzve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këtë balotazh, në mënyrë që ata të vendosin se kush do t’i përfaqësojë”, ka shkruar ai. /Zëri