Bulliqi qytetarëve të Podujevës: Dilni të votoni
Kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë votuar sot qendrën e votimit në fshatin Llugë.
Bulliqi ka ftuar qytetarët që të dalin në votime.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës të votojnë masivisht dhe të shprehin vullnetin e tyre për katër vjetët e ardhshëm si duan të duket komuna jonë. Andaj, dil e voto”, ka thënë ai. /Zëri