Arben Vitia e Përparim Rama takohen në shesh, përshëndetin njëri-tjetrin pas votimit
Kandidatët për kryetar të Prishtinës, që kanë shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve, gjatë ditës së sotme janë përshëndetur me njëri-tjetrin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje është Arben Vitia dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama. Këta të dy kanë votuar në të njëjtën kohë në orën 09:00 të mëngjesit.
Po ashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, njofton Klankosova.tv.