Hyseni u bën thirrje qytetarëve të Podujevës të dalin e të votojnë
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka shfrytëzuar të drejtën e votës për zgjedhjet lokale, të cilat po mbahen këtë të diel.
Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, qenka një ditë e mirë, në mbrëmje do të jetë edhe më e mirë”, u shpreh ai. /Zëri