Radoniqi: Procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë votuar 88 mijë e 622 votues, ose 7,22%.

Radoniqi tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet të cilat i pranojmë vazhdimisht nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por edhe nga ekipet tona monitoruese, procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht. Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, KQZ-ja është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit”, tha ai.

Kreu i KQZ-së tha se sipas të dhënave preliminare që kanë pranuar nga më shumë se 97% vendvotime, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88 mijë e 622 votues, ose 7,22% nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues. /Zëri