Misioni i Vëzhgimit të BE-së thirrje qytetarëve të votojnë: Kontribuoni për demokracinë

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandle, ka përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Mandle u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për të dhënë kontributin e tyre në forcimin e demokracisë.

“Faleminderit për interesimin. Është gjithçka për demokracinë, është për votat në 21 komuna të Kosovës. Është e rëndësishme për BE-në që demokracia të triumfojë. Ne jemi 62 vëzhgues në këto komuna dhe po e shikojmë nga afër mbarëvajtje. Ne do ta përcjellim nga afër edhe rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve, të martën në orën 12:00 do ta publikojmë raportin për raundin e dytë. Kur them se është gjithçka është për demokracinë, dua t’i inkurajoj qytetarët që të votojnë dhe të kontribuojnë për demokracinë, pasi BE-ja e zyrtarë të tjerë të zgjedhjeve janë duke bërë shumë që të forcojnë demokracinë në Kosovë”.