Voton Lladrovci, fton qytetarët për dalje në zgjedhje

Kandidati i PDK-së për kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka votuar sot në shkollën “Xhevë Lladrovci” në vendlindje, Gllanasellë.

Ai e ka vlerësuar fushatën e qetë, shembullore dhe ka ftuar qytetarët e Drenasit të votojnë për kryetarin e kësaj komune.

Postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Unë votova, këtu, në vendlindjen time, në shkollën "Xhevë Lladrovci", me pjesëtarët e ngushtë të familjes.

Pas fushatës së qetë që mund ta quaj shembullore, i ftoj qytetarët e komunës së Drenasit të dalin të votojnë për kryetarin e Drenasit, ta votojnë kryetarin i cili do të punojë bashkë me qytetarët në qeverisjen e ardhshme. Faleminderit!