Tahiri: Besoj te qytetarët e Vushtrrisë, besoj në vlerësimin e tyre

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka hedhur votën për zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Tahiri ka ftuar qytetarët e Vushtrrisë që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit dhe të dalin të votojnë.

“Sot vendoset për të ardhmen e qytetit tonë, prandaj ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit dhe të dalin të votojnë masivisht. Sot është një ditë e bukur për të votuar me diell. Vushtrrisë natyrisht që po i vijnë ditë edhe më të mira”, tha Tahiri.

Ai tha: “besoj te qytetarët e Vushtrrisë, besoj në vlerësimin e tyre”. /Zëri