Qytetari shkon me karrocë e kalë për të votuar në Podujevë

Sot 1.260.571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Qytetarë të shumtë në orët e hershme të mëngjesit ua kanë mësyrë qendrave të votimit për të votuar.

Por një qytetar nga Podujeva ka vendosur që të shkojë për të shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në një mënyrë më ndryshe.

Ai ka vendosur që të shkojë me karrocë e me kalë deri në qendrën e votimit.

Në karrocë qytetari ka vendosur flamurin kombëtar. /express