Voton Kusari-Lila: Pak minuta për votim, janë katër vjetët e ardhshëm

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka hedhur votën për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel.

Kusari-Lila ka thënë se sot është triumfi i demokracisë.

“Sot është një ditë e bukur për demokracinë. Sot është triumfi i demokracisë. Zgjedhjet e kanë një rëndësi të veçantë për faktin se gjithë qytetarët sot kanë mundësinë që të flasin dhe të tregojnë vertiktin e tyre për gjithë çfarë ne kemi prezantuar në fushatë parazgjedhore”, tha ajo.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë.

“Ka qenë fushatë e mbarë dhe e mirë dhe uroj që të përmbyllet me sukses. I bëj thirrje gjithë qytetarëve që të dalin, pak minuta në votim janë katër vjetët e ardhshme për të gjithë ata që jetojnë në Gjakovë dhe mbarë Kosovë”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila ka se të shtunën me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar në Gjakovë për procesin zgjedhor.

“Kurtin e kam mik. Ishte diskutim për përgatitjet e përgjithshme për procesin zgjedhor”, tha ajo. /Zëri