Voton kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj
Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka votuar në shkollën e mesme “Remzi Ademaj”.
Totaj pas votimit ka bërë thirrje për një proces transparent dhe demokratik.
“Unë me të gjithë familjen me të drejtë vote dolëm për të ushtruar të drejtën dhe obligimin qytetar për të votuar, uroj dhe thërras të jetë një proces transparent, demokratik, pa incidente”, tha Totaj. /Zëri